Një burrë nga Prizreni është arrestuar nga policia në një pikë kontrolli në Krushë të Vogël, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ishte arrestuar nën dyshimin se ishte duke shkuar që t’i sulmonte me armë djemtë e tij.
“Njësia e trafikut rajonal ne Prizren, në një pikë kontrolli në Krushë të Vogël, kanë pranuar një informatë nga një qytetar se babai i ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar në vendin e punës ku ata janë duke punuar”.
Policia bën me dije se reagimi ka qenë i menjëhershëm, duke e ndaluar të dyshuarin, tek i cili, gjatë kontrollit, gjetën armë dhe karikatorë.
“Gjatë kontrollit në brezin e tij polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit: Një pistoletë dhe Dy karikatorë me nga 10 fishekë cal. 9 mm”.
I dyshuari N.K, 59 vjeçar, u dërgua në stacion policor, ku u intervistua.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma.