Mediumi rumun tregon se si arriti federata e tyre të merrte dënim aq të butë pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës

Mediumi rumun tregon se si arriti federata e tyre të merrte dënim aq të butë pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës

Mediumi rumun Gsp.ro ka treguar se si Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) ka arritur të mbrohet dhe të marrë dënim të lehtë nga UEFA pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka shpallur vendimin pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila përfundoi 2-0, por u ndërpre për 52 minuta nga gjyqtari francez Willy Delajod për shkak të mesazhit në tribuna dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me një gjobë prej 52 mijë eurosh dhe në ndeshjen e ardhshme do të luajnë pa tifozë, përveç fëmijëve nën 14 vjeç, të organizuar në grupe dhe të shoqëruar nga një i rritur për 10 të mitur.

Gazeta rumune Gsp.ro zbuloi se si FRF e ndërtoi mbrojtjen e saj dhe pse dënimi i marrë nuk është aq drastik,.

Sipas tyre, departamenti juridik i FRF-së e bazoi mbrojtjen e tij në argumentin se nuk mesazhet nuk ishin raciste apo ksenofobike, por një mesazh politik. Duke qenë se edhe shteti rumun është ndër ata që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Një tjetër pikë e mbrojtjes së UEFA ishte edhe fakti që pas rifillimit të lojës nuk pati më incidente.

Rumania kështu u përpoq të zvogëlojë “dëmtimin” e krijuar në këtë sezon nga grupi i tyre i tifozëve, i cili shkaktoi incidente të të njëjtit lloj edhe në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

Për më tepër, Rumania është recidiviste, sepse u bënë thirrje edhe dhe në ndeshjen në shtëpi kundër Bjellorusisë (2-1). Për këto, UEFA kishte dhënë më parë një sanksion më të butë, mbylljen e një sektori prej 2000 vendesh gjatë ndeshjes me Izraelin (1-1).

Megjithatë, tani kishte shumë pak gjasa që të shpëtonin pa të paktën një ndeshje me dyer të mbyllura si vendas. 

Related Articles