Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mirëpo 42.30% e votave të konvertuara në 48 ulëse në Kuvend, ia pamundësojnë formimin e Qeverisë pa koalicion, shkruan Gazeta “Enigma”.
Këtë e pranoi edhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike të martën.
“Te qeveria, është e pamundshme pa u themelu një koalicion icili e krijon mazhorancën e aftë për me zgjedh me 61 vota qeverinë e re”, tha ai.
Në mungesë të numrave, një ditë më herët, kreu i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me të cilën e fton për konsultime para konstituimit të paralamentit.
Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’ukonsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Rreth kesaj letre, Konjufca tha se VV e ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të parës dhe kjo, sipas tij është edhe “privilegjuese”.
“Qasja e kryeministrit ka qenë të shkohet ne rend, e ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të parës, kjo me thënë të drejtën pakështë edhe privilegjuese, kjo me t’u drejtu i pari”, u shpreh ai.
LDK-ja e (pa)vendosur
LDK në krye me Lumir Abdixhikun, e dalë si partia e tretë me 18.27% nga zgjedhjet e fundit, pati thënë se respekton vendimine sovranit që ka vendosur ta lë këtë parti edhe për katër vite të tjera në opozitë.
Gjithashtu, Abdixhiku pati deklaruar se LDK-ja s’do të shkojënë koalicion me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Megjithatë, ai ka përjashtuar edhemundësinë e koalicionit me partitë e tjera opozitare nëse LDK-së nuk i ofrohet posti i kryeministrit.
E për këtë post, Konjufca tha se VV-ja nuk shkon deri në atë pikë.
“Lëvizja Vetëvendosje është deri në atë pikë por jo edhe atë pikë. “, tha ai shkurtimisht.
Pas takimeve me pakicat joserbe, për konsultime para konstituimit të Kuvendit, u përfol edhe për një takim të fshehtë të Kurti me Fatmir Limajn nga Nisma Socialdemokrate, që ka siguruar tre ulësë në Kuvend.
Një koalicion mes Kurtit dhe Limajt, do arrinte t’i bënte një shumicë parlamentare të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë.
Mirëpo, kjo u mohua nga nënkryetari Konjufca.
“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në. Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimine institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm. Jashtëkësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime.”, tha Konjufca.
Ka apo s’ka mbledhje të kryesisë së LDK-së?
E për t’iu përgjigjur Kurtit, dikush nga LDK thotë se do të mbledhet kryesia në ora 16:00, e dikush e mohon.
Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.
“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni.
Ndërsa zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, tha se s’kakurrfarë takimi të Kryesisë së LDK-së.
Mustafa ka deklaruar se kur të ketë mbledhje të Kryesisë, mediatdo të njoftohen paraprakisht.
“Jo, s’ka takim sot. Kur të mblidhet kryesia, iu njoftojmë disaditë më herët”, ka thënë Mustafa.
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se LDK-ja nukka sot ka takim të Kryesisë, përkundër faktit se disa nganënkryetarët e partisë konfirmuan takimin për media.
“Nuk qëndron. LDK-ja nuk ka takim sot, Duhet ta kemiparasysh që takimet zyrtare të kryesisë apo të tjera bëhen tëditura për mediat. Çfarëdo feste e përvetshme e ndonjënënkryetari të LDK-së nuk është në suaza të takimeve formale. Mund të jenë të ftuar emra të përveçshëm nga persona që kenimarrë deklarime por ky nuk nënkupton që është takim sot”, tha Kica-Xhelili.
Mur i palëvizshëm mes LDK-së dhe VV-së
Kica-Xhelili ka thënë se i takon kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku që të kthejë apo jo përgjigje ftesës së Kurtit për takim.
“Sikurse e keni parë letra i është drejtuar kryetarit të LDK-së dhe rrjedhimisht mbetet tek ai të kthejë përgjigje zyrtare apo tëmos kthejë përgjigje zyrtare. Kjo nuk nënkupton asgjë karshi qëndrimeve tona sa i përket Vetëvendosjes.”, tha Kica-Xhelili.
Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj letre.
E pyetur se a mund të jenë pjesë e një koalicioni me VV-në përformimin e Qeverisë së re, Kica-Xhelili tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Ajo tha se mes LDK-së e VV-së ka një mur të palëvizshëm.
“Qëndrimet e LDK-së, të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edheofertë publike e LDK për cilindo qytetar që zgjedhje ta votojëLDK-në. Në qoftëse ndonjë parti politike e ka shfaqur sheshitnjë hendek shumë të madh me VV-në, hendek ky që më pas u shndërrua në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve jo vetëmpër shkak të diskursit të kryeministrit por edhe edhe përmënyrën se si ai ka qeverisur me Kosovën për këto vite. Po vërejmë shumë ndryshime të qëndrimeve nga akterët në pushtet, por kjo nuk qëndron për LDK-në.Kur ne kemi potencuar se nuk hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen nuk kemi vendosur kushtëzime në raport me këtëvendin. Ky është një parim i yni dhe është qëndrim që e kemi shfaqur publikisht tek qytetari dhe duhet ta kuptojnë që ky nuk ka qenë qëndrim i kushtëzuar, por kristal i qartë i LDK-së”, tha Kica-Xhelili.
“Ftesa e Kurtit, një formalitet”
Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi, tha për Gazetën Enigma se ftesën e Kurtit drejtuar Abdixhikut e sheh vetëm si formalitet, pasi mes dy partive ka polarizime.
“Ftesën e Kurtit drejtuar LDK-se për një takim para seancëskonstituive, ma shumë e shoh si kurtazi apo thjesht formalitet dihet shumë mirë ç’farë polarizime kanë pas mes vetë dhe ofendimet nga VV-ja drejtuar LDK-së, dhe nuk besoj që do tëarrihet një marrëveshje për të qeverisur me vendin, shto këtufaktin LDK-ja e do postin e kryeministrit teksa kryeministri nëdetyrë, Albin Kurti, këtë pozicion nuk e lëshon assesi, kjo ështëbarriera e parë që nuk kapërcehet shumë lehtë”, tha Halimi.
Halimi tha se disa deputetë të zgjedhur të LDK-së nuk duan koalicion me partinë e parë pasi që janë dëmtuar nga elektoratipas qeverisjes me ta në Qeverinë Kurti 1.
“Nuk e mendoj se VV dhe LDK do të mund të bëjnë koalicionpër formimin e një qeverie stabile, është e pa mundur me ardhëtek një koalicion në mes tyre. Edhe deputetë e zgjedhur ngaLDK-ja japin deklarata se nuk jonë të gatshëm për të qeverisëvendin me VV-në. Kanë pësu shumë te votuesit e saj kur kanëqeverisë se bashku në qeverin Kurti 1”, shtoi ai.
Halimi tha se AAK do të mund t’i bashkohej vetofrimit tëLimajt për një koalicion me VV-në, por realizimi i këtijkoalicioni do varej nga pozitat që Haradinaj do kërkonte.
“Mundet këtu AAK-ja me iu bashkangjitë Nismës të Fatmir Limaj, nëse veç Ramush Haradinaj nuk kërkon shumë postë siçdin me kërku kur do të hyjë në qeverisje me çdo parti politike. Emira do të ishte nje koalicion mese VV-së dhe PDK-së, njëqeveri shumë stabile po njerëzit e fortë të PDK-së për brenda,nuk po e lejojnë një marrëveshje të tillë. Mungesa e Thaçit-Veselit kanë lënë boshllëkun e tyre. Nëse PDK dhe të tjerëtbëjnë kalkulime politike në dëmin partisë së tyre, do të jukushtonte shumë”, përfundoi ai. / Gazeta Enigma/