Mehaj: Kosova është vendi i katërt me më së shumti ushtarë pjesëmarrës në “Defender Europe 23”

Mehaj: Kosova është vendi i katërt me më së shumti ushtarë pjesëmarrës në “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili është duke marrë pjesë në ceremoninë hapëse të ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, ka thënë se Kosova në këtë stërvitje renditet si vendi i katërt me më së shumti ushtarë pjesëmarrës.

“Në këtë stërvitje do të marrin pjesë ushtarë pjesëmarrës nga 25 shtete. Kosova, si vend pritës, ka marrë pjesë me 1300 ushtarakë dhe jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarë që marrin pjesë në këtë stërvitje”, ka thënë Mehaj, njofton Klankosova.tv.

Mehaj tregoi që përgatitjet për mbajtjen e këtij ushtrimi ushtarak kanë nisur që 1 vit e gjysmë.

Ai theksoi se ngritjen e kapaciteteve do ta bëjnë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s, pasi, sipas tij, synimi i Kosovës është të bëhet pjesë e saj.

“Ushtria e Kosovës, me intervenime e me operacione ndërkombëtare, ka dëshmuar se jemi partner i besueshëm për aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Ministri i Mbrojtjes tha se atdheun e çliruar dhe lirinë  e fituar nga  UÇK-ja, do ta mbrojnë kurdo që do të jetë e nevojshme.

“E kaluar jonë na ka mësuar që për të fituar lirinë duhet derdhur gjak, kurse për ta ruajtur paqen duhet të derdhe mund dhe djersë”, është shprehur ai.

“Dëshmoni që jemi të gatshëm të jemi krah për krah me partnerët tanë kurdo që kërkohet. Lavdi çdo dëshmori që na solli këtu”, ka përfunduar ai.

Related Articles