Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.
“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj, janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm.