Mehaj: Ngritja e kapaciteteve tona do të zhvillohet gjithnjë me mbështetje të ShBA-së

Mehaj: Ngritja e kapaciteteve tona do të zhvillohet gjithnjë me mbështetje të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka mirë pritur Projektligjin e Senatit Amerikan.

Mehaj tha se ky projektligj parasheh bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën ushtarake.

“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, tha Mehaj.

Ai theksoi se ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të bëhet me ShBA-të.

“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik’, theksoi ai.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shtuar Kosovën në draftligjin vjetor të mbrojtjes.

Përmes kësaj, Ushtrisë së Kosovës i lejohet angazhimi në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga ShBA-të.

Related Articles