Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për ish-sekretarën amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Sipas Mehajt ajo para 23 vjetësh paralajmëroi botën për domosdoshmërinë e pranisë së NATO-s në Kosovë.
“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright. Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë Botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Andaj sipas tij, momentumi i ri gjeopolitik e kërkon Kosovën në NATO, pasi sipas tij vendi dhe qytetarët e saj janë gati.