Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka dërguar një mesazh për BE-në dhe Amerikën, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Përmes këtij postimi ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë nëse cënohet integriteti territorial i Kosovës.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, integrimit në BE dhe partneritetit dhe miqësisë së palëkundur me SHBA-në. Ne jemi duke investuar në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ku asnjë marrëveshje nuk e dëmton integritetin dhe sovranitetin tonë territorial”, ka shkruar Mehaj.
The Republic of Kosovo is committed to European values, EU integration and steadfast partnership and friendship with the USA. We are invested to dialogue in normalizing the relations with Serbia where no agreement whatsoever harms our territorial integrity and sovereignty.
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) January 31, 2022
Kujtojmë se këtë të hënë për vizitë në Kosovë ka qëndruar Përfaqësuesi Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Gazeta Enigma/