Merren në pyetje policët e arrestuar të Kosovës

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë po merren në pyetje tre policët e Kosovës, të cilët sipas autoriteteve në Beograd janë arrestuar në territorin e Serbisë më 14 qershor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga prokuroria e këtij qyteti në jug të Serbisë.

Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Related Articles