Mësimdhënësja lehonë paditë komunën e Drenasit për mosekzekutimin e pagës

Mësimdhënësja lehonë paditë komunën e Drenasit për mosekzekutimin e pagës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se tashmë në adresë të komunës që drejton ka shkuar padia e parë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se është i shqetësuar nga një situatë e tillë dhe ka bërë thirrje ndaj Qeverisë që të gjej zgjidhje për ekzekutimin e pagave.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka përfunduar Lladrovci.

Related Articles