Ylli i kryesor i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Xhamajkës, sipas Tyc Sports.
Sipas këtij burimi, sulmuesi 35-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore. Stafi mjekësor i albiceleste do të monitorojë nga afër gjendjen e tij dhe më pas do të marrë vendimin përfundimtar.
Me shumë gjasa, nëse Messi nuk do të luajë, vendin e tij pritet ta zërë ylli i Manchester City-t, Julian Alvarez./