Meta: Do t’i nxisim qytetarët të protestojnë çdo ditë

Meta: Do t’i nxisim qytetarët të protestojnë çdo ditë

Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se do të jetë në krah të Sali Berishës, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kontrollin e PD-së. Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta.

Meta tha gjithashtu se do të nxisin qytetarët për protesta.

“Ne jemi në protestë çdo ditë, çdo orë, çdo sekond dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo dhe i nxisim të gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore, demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është program ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër”, tha Meta.

Related Articles