Ministrat “qohen në këmbë” – Të gjithë sot mbajnë konferencë për media

Ministrat “qohen në këmbë” – Të gjithë sot mbajnë konferencë për media



Ministrat sot do t’i mbajnë konferencat e tyre të fundit për vitin 2024, raporton Gazeta Enigma.

Nga ora 10:00, para mediave do të paraqitet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Po ashtu nga ora 10:00, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mban konferencën vjetore, ku do të shpaloset mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025. Aty merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do ta mbajë konferencën e e fundit për media për sivjet nga ora 12:00.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do tu drejtohet mediave nga ora 14:00. / Gazeta Enigma.

Related Articles