Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg përshëndeti sonte progresin në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Schallenberg, në llogarinë e tij në Twitter, shkroi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën drejt BE-së janë vendimtare.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën evropiane janë çelësi. I mirëpres hapat e sotëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Faleminderit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Pres implementim gjithëpërfshirës në kohën e duhur sapo të bien dakord për modalitetet”, theksoi ai.
Stability in the #WesternBalkans and a push forward on the road to #EU are key. I welcome today‘s steps on the normalisation of ????????-???????? relations. Thanks to @JosepBorrellF and @MiroslavLajcak!
Expect a timely, comprehensive implementation once modalities have been mutually agreed.— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) February 27, 2023