Ministri Sveçla jep detaje për vendosjen e bazës në Bërnjak

Ministri Sveçla jep detaje për vendosjen e bazës në Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së një baze në Bërnjak, raporon Gazeta Enigma.

Sveçla përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ky i fundit së bashku me Policinë e Kosovës janë angazhuar që të krijojnë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata.

“Përshkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontejnerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

“Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, përfundon Sveçla.

Ndryshe, në mëngjesin e së shtunës Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pas raportimeve të mediave për ngritjen e një bazë në Bërnjak.

Sipas Policisë, kjo bazë është ngritur për t’i përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë atje.

“Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike”, thuhet në Komunikatën e PK-së./Gazeta Enigma/

Related Articles