Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me bashkëpunëtorë po monitoron disa nga rrugët e Kosovës pas rënieve të vazhdueshme të borës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Durmishi në një shënim në Facebook thotë se po punohet për t’u siguruar që rrugët janë të kalueshme.
“Edhe në këto orë të vona jemi në teren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme”.
Ai njofton se aktualisht të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme.
“Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme”.
Zyrtari qeveritarë iu ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes së automjeteve.
“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar”.
“Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së”, ka njoftuar Durmishi./Gazeta Enigma/