Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që t’i transferojë në Kosovë dy të burgosur, këta janë emrat

Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që t’i transferojë në Kosovë dy të burgosur, këta janë emrat

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia, që të transferojë në Kosovë, dy të burgosur shqiptarë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës, – njoftoi Haxhiu.

Tutje ajo theksoi se “Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999. Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra”.

Sipas saj “Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

Image

Related Articles