Ministrja Haxhiu është deklaruar lidhur me zjarrin që ka ndodhur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, aty ku janë mostrat e Astrit Deharit.
Haxhiu theksoi se nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat dhe as arkivi i këtij institucioni.
““Siç e dini kam njoftuar edhe publikisht dje para orës 08:00 nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore jam njoftuar që në ambientin e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithësisht kati i dytë është përfshirë nga zjarri sigurisht që ka qenë një shqetësim serioz jo vetëm për mua si Ministre e Drejtësisë, por poashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ndër vite ne kemi pasur informacione me të cilat pastaj mund ta ulin besimin e qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kjo është për keqardhje”, u shpreh Haxhiu.
Sipas saj, shkaku i zjarrit është nga defektet e sistemit elektrit.
“Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit . Nga vlerësimet e djeshme po ashtu edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë”, tha Haxhiu.