Qeveria e Kosovës kishte bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, pasi që edhe Kosova është duke u përballur me krizë energjetike, shkruan Gazeta Enigma.
Të premten, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00”.
“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten”, ka shkruan Rizvanolli në Facebook./Gazeta Enigma/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE: Rizvanolli shprehet optimiste, thotë se është lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt