Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë gjatë ditës së enjte në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e bën të ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën, duke shtuar se të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ajo të nisej për Kosovë.
Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.
“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën./Gazeta Enigma/