Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka sjellë në kujtesë disa pamje nga seanca ku u votua Vjosa Osmani për presidente, shkruan Gazeta Enigma.
Me këtë rast ai tha se pazari midis VV-së dhe Listës Serbe ishte i dukshëm, dhe se “ Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente”.
Ai theksoi se “Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej”.
“Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej. Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë”, shkroi ai. / Gazeta Enigma.
Molliqaj: Pazari i VV-së me Listën serbe ka qenë i dukshëm, pa votat e tyre Osmani nuk zgjidhej presidente

You can share this post!