Përveç numrit të madh të viktimave, tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Dhe në këtë drejtim, në mediat sociale kanë filluar të shfaqen pamje që dëshmojnë një gjë të tillë.
Në një video që po qarkullon në mediat sociale shihet një ndërtesë e cila shembet shumë shpejt.
“Momenti i shembjes së një ndërtese pas tërmetit në Şanliurfa”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter
Mbi 600 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.