“Mos u bë dallaverexhi”, përplasje e ashpër midis deputetit të VV-së dhe asaj të AAK-së

“Mos u bë dallaverexhi”, përplasje e ashpër midis deputetit të VV-së dhe asaj të AAK-së


Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, janë përplasur verbalisht deputeti i LVV-së, Halil Thaçi me deputeten nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, raporton Gazeta Enigma.

Deputeti Thaçi gjatë fjalimit theksoi se Aliu ka qenë target i opozitës që nga fillimi i mandatit.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z.Ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, tha Thaçi.

Aty i ndërhyu Bytyqi, e cila i tha se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, tha Bytyqi.

Pastaj vazhdoi Thaçi, duke i thënë “E di Albanë, e keni pikë të dobët këtë çështjen e pronës..”, derisa përmendi edhe rastin e 53 milionë eurove për të cilin rast është dënuar ish-ministri Pal Lekaj.

“I kuptoj se nuk ka ma skandale me 53 milionë euro”, tha Thaçi.

Related Articles