Rusia është e gatshme që të zhvillojë raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën në mbrëmjen e kësaj së mërkure.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, sidoqoftë, ka theksuar se ka informacione kontradiktore rreth bisedimeve, raporton Sky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën që Rusia duhet ta ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase para se të nisin negociatat. / Gazeta Enigma.