Për ditën e premte parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale me diell.
Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat minimale 9C e 10C, ndërsa ato maksimale në rritje dhe luhaten ndërmjet 17C e 19C.
Mot edhe më të ngrohtë pritet të kemi ditën e shtunë, me temperatura deri në 20C e 22C, ndërkohë që pasdite priten mundësi për rrebeshe e bubullima.
Të dielën rënie temperaturash dhe reshje shiu kohëpaskohe.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e javën e ardhshme në rënie.