Gjatë së martës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin nga tre e deri në pesë gradë Celsius.
Ato maksimalet do të lëvizin nga tetë e deri në 11 gradë Celsius.
“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së transmeton Gazeta Enigma