Gjermania ka shprehur përkrahje në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe më Kosovën dhe në liberalizimin e vizave.
Në njoftimin e Zyrës së Jashtmë të Gjermanisë thuhet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe tani mbetet të jepet vetëm drita e gjelbër nga ana e Bashkimit Evropian.
“Ne do të forcojmë më tej lidhjet tona dypalëshe me Kosovën, duke përfshirë regjimin pa viza të BE-së: Ajo përmirëson jetën e njerëzve dhe shtimi i kontakteve mes njerëzve nxit paqen. Kosova ka dhënë, tani duhet të japë edhe BE-ja. Gjermania po punon për ta realizuar“, thuhet në një postim në Twitter.
Tutje Gjermania falënderon pjesëmarrjen aktive të Kosovës në përkrahje të Ukrainës e cila po lufton kundër agresionit rus dhe është përmendur edhe vrasja e disa fëmijëve në sulmet qe rusët po i bëjnë në spitale.
“Presidenti rus Putin bombardon spitalet e fëmijëve ndërsa pretendon se është gati për të negociuar paqen. Ky është cinizëm i pastër. Uniteti i bashkësisë ndërkombëtare mbetet thelbësor. Vlerësojmë pjesëmarrjen aktive të Kosovës që nga fillimi”, përfundon deklarata. /Gazeta Enigma/.