MSh bënë thirrje për vaksinim, këto janë lokacionet e Qendrave të Vaksinimit për COVID-19

MSh bënë thirrje për vaksinim, këto janë lokacionet e Qendrave të Vaksinimit për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim për të gjithë personat që tashmë kanë kaluar COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19”, kanë bërë thirrje nga MSh.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni”.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet”.

Ministria e Shëndetësisë bënë thirrje për vaksinimin antiCOVID

Vaksinimi mund të bëhet në cilëndo qendër të vaksinimit, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht, pavarësisht vendbanimit, për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.

Edhe qytetarët që nuk kanë shtetësi të Kosovës MUND të vaksinohen.

EKIPET MOBILE:
 – QT Albi’, Veternik, Prishtinë (07-19, Hënë-Diel)
 – QT ‘Nertili’, Gjakovë (07-19, Hënë-Premte)

QENDRAT STATIKE: (07:30 – 19, Hënë-Premte)

#KOMUNA ADRESA
1Prishtinë Salla “1 Tetori”
Rr. “Agim Ramadani” / Rr. “Eqrem Qabej”
2Fushë Kosovë 

SHMU “Vëllezërit Frashëri”
(hapësirat e sallës së edukatës fizike)
Fsh. Miradi e Poshtme, Fushë Kosovë
3Obiliq QKMF Obiliq
Rr. “Hasan Prishtina”
4Drenas SHMT “Fehmi Lladrovci”
(hapësirat e sallës së edukatës fizike)
Rr. magjistrale R102, fsh. Poklek
5Skënderaj QKMF Skënderaj
Rr. “18 qershori”
6Malishevë QKMF “Dr. Shpëtim Robaj”
Rr. “Hamdi Berisha”
7Kaçanik QKMF – Kaçanik
Rr. “Emin Duraku”
8Rahovec QKMF Rahovec
Rr. “Avdullah Bugari”
9Viti QKMF Viti
Rr. “Presheva”
10Pejë QKMF Pejë
(njësia e vaksinimit)
Rr. “Madeleine Albright”
11Podujevë ShFMU “Xheladin Rekaliu”
(salla sportive)
Rr. “Jashar Erebara”
12Vushtrri Qendra Rinore “Naxhije e Fahri Buçinca”
Rr. “Adnan Shyti”
13Mitrovicë Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rr. “Mbretëresha Teutë” / Ura e Ibrit
14Suharekë SHML “Jeta e Re”
(salla e sportit)
Rr. “Luigj Gurakuqi”
15Gjakovë ShFMU “Fehmi Agani”
(salla e sportit)
Rr. “Ymer Pula”
16Prizren QMF II – Lakuriq
Rr. “Besnik Belloda”
17Dragash Shtëpia e Kulturës “A. Gerdellaj”
Rr. “Adem Jashari”
18Kamenicë QKMF Kamenicë
Rr. “Ismail Ismaili”
19Gjilan QMF “Dardania”
Rr. “Haqif Tetova”
20Junik QKMF Junik
Rr. Magjistrale 109
21Lipjan Salla e Sportit “Better Life”
Rr. “Bajram Gashi”
22Ferizaj SH. M. Bujqësore “Zenel Hajdini”
(salla e sportit)
23Hani i Elezit ShFMU “Ilaz Thaqi”
(salla e sportit)
Rr. “Martirët Bushi”
24Istog Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”
Rr. “12 prilli”
25Klinë QKMF “Nëna Tereze”
(kati III)
Rr. “Drini i Bardhë”
26Mamushë QKMF Mamushë
Rr. “Kultur”
27Novobërdë QKMF Novobërdë
28Shtime ShFMU “Emin Duraku”
(salla e edukates fizike)
Rr. “Emin Musliu”
29Deçan QKMF Deçan
(salla për EVP)
Rr. “Dëshmorët e Kombit”
30Shterpcë AMF në fsh. Drejkovc
Rr. magjisrale R-115
Komuna dhe adresa e Qendrave të Vaksinimit në Kosovë

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit.

“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht”.

Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

“Ministria e Shëndetësisë rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht”.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19. Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.

Deri më tani 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/

Related Articles