Ministria e Shëndetësisë ka arsyetuar tollovinë e krijuar te salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ku shumë qytetarë janë mbledhur duke pritur për t’a marr vaksinën anti COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MSH-së, kjo ka ndodhur për shkak se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat tjera.
“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e MSH-së.