Shtatori, në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e kancerit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
E sikurse në shumë shtete, edhe në Kosovë kjo sëmundje është tejët e përhapur.
Lidhur me këtë çështje, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Q.K.U.K, Ilir Kurtishi, në një intervistë për Gazetën ‘Enigma’, ka folur për rastet e kancerit në Kosovë dhe për shërbimet që kryen në Klinikën e Onkologjisë në Kosovë.
Gazeta Enigma: Cilat shërbime i kryen Klinika e Onkologjis?
Kurtishi: Klinika e Onkologjisë është e vetmja qendër gjithëpërfshirëse e onkologjisë, e cila kryen aktivitete që synojnë zhvillimin e ekuilibruar të të gjitha profesioneve shëndetësore në lidhje me trajtimin e sëmundjeve malinje. Termi gjithëpërfshirës në strukturën e tij nënkupton një veprimtari gjithëpërfshirëse terapeutike dhe diagnostike multidisiplinare.
Gazeta Enigma: Cilat janë departmentet që ka kjo klinikë?
Kurtishi: Në sektorin shëndetësor, puna e Klinikës është e organizuar përmes 3 departamenteve: Departamenti i Onkologjisë Rrezatuese, Departamenti i Onkologjisë Mjekësore, spitali ditor dhe sherbimi 24 ore (hospitalor)
Gazeta Enigma: Si dallohet Klinika e Onkologjis nga degët tjera mjekësore?
Kurtishi: Përmes lidhjeve profesionale me të gjitha disiplinat mjekësore, Klinika promovon në mënyrë adekuate cilësinë bazë që dallon onkologjinë nga degët e tjera mjekësore – multidisiplinarinë.
Gazeta Enigma: Cili shërbim kryhet në këtë klinikë?
Kurtishi: Klinika si qendër shërben për zbatimin e aktiviteteve shëndetësore në nivelin terciar dhe në te ardhmen edhe ne fushën e arsimit, trajnimit dhe kërkimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në fushën e onkologjisë.
Gazeta Enigma: Cilat sëmundje trajtohen në këtë klinikië?
Kurtishi: Në të ardhmen si një institucion gjithëpërfshirës, Klinika duhet të drejton dhe koordinon programet e të gjitha aktiviteteve në fushën e sëmundjeve malinje, përkatësisht: parandalimin, zbulimin e hershëm (depistimin), diagnostikimin, trajtimin, kërkimin, edukimin dhe trajnimin.
Gazeta Enigma: Cili është misioni i Klinikës së Onkologjis?
Kurtishi: Misioni i Klinikës Onkologjike është të eliminojë kancerin nga Kosova, përmes programeve të jashtëzakonshme zbulimit dhe mjekimit adekuat, dhe vizioni themelor i Klinikës Onkologjike është të mbetet institucioni kryesor onkologjik në Kosove dhe të njihet midis qendrave të onkologjisë referuese në Ballkan.
Gazeta Enigma: Cili është qëllimi i Klinikës së Onkologjis?
Kurtishi: Në fushën profesionale, qëllimi i Klinikës është të përmirësojë më tej qasjen multidisiplinare gjatë gjithë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me sëmundje malinje përmes zhvillimit të barabartë të të gjitha specialiteteve në onkologji dhe lidhjes dhe bashkëpunimit të mëtejshëm me Qendrat kryesore të Onkologjisë rajonale, Evropiane dhe SHBA .
Gazeta Enigma: Cili është qëllimi i Klinikës së Onkologjis në arsim?
Kurtishi: Në fushën e arsimit, qëllimi i Klinikës është të behet Institucioni referues për Fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetësisë në Kosove, dhe në fushën e hulumtimit, qëllimi i Klinikës është të behet Institucioni referues në Kosove dhe rajon në fushën e hulumtimeve klinike.
Gazeta Enigma: Kur ka filluar të zbatohet Brahiterapia në këtë klinikë në Kosovë?
Kurtishi: Nga Janari 2021, Klinika Onkologjike për herë të parë në Kosovë filloi të zbatojë Brahiterapine për sëmundje malinje të oragneve gjenitale të femrës, ndërsa nga qershori i këtij viti edhe teknikat e avancuara të radioterapisë – IMRT për neoplazitë malinje dhe beninje të të gjitha lokalizimeve sipas të gjitha kritereve të kërkuara nga teknikat e përparuara të radioterapisë (pajisje shumë të sofistikuara – Përshpejtuesi linear dhe stafi i trajnuar) do te perdoren per here te pare. Në nivelin e Klinikës, një ekip për IMRT(onkolog radioterapeut dhe radiolog) do të formohet dhe i cili do të vendos indikacione për trajtimin e pacientëve me IMRT teknikën e radioterapisë.
Gazeta Enigma: Kur ka filluar aplikimi i imunoterapisë në Klinikën e Onkologjis?
Kurtishi: Nga Maji 2021 në klinikë fillon aplikimi i imunoterapisë si pjesë e listës esnciale të barnave për tumoret Pd -L1 pozitiv, edhe atë zakonisht për melanomat, por edhe për disa forma të tumoreve të ndieshme në imunoterapi. Kjo shënon një hap përpara në mjekimin e sofistikuar të sëmundjeve malinje.
Gazeta Enigma: Klinika e Onkologjis a është e furnizuar me barnat esencile për sëmundjet malinje?
Kurtishi: Pasurimi i listës esenciale të baranave për sëmundje malinje me 10 barna të reja, duke fillu nga citostatiket bazik, terapia e cakut, terapia biologjike si dhe ilaqet për mjekim të metastaza në kocka bëjnë që mjekimi i pacientëve të jetë edhe më adekuat.
Gazeta Enigma: Sa shërbime janë kryer në këtë Klinikë?
Kurteshi: Deri në shtator të viti 2021 janë kryer mbi 200 000 shërbime të ndryshme në Klinikë, janë diagnostike më se 1100 raste të reja me kancer edhe atë mbi 300 femra me kancer të gjirit dhe mbi 150 meshkujë me kancer të mushkerive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujtë dhe kanceret e vezorve dhe organve gjenitale te femrat si patologjitë më të shprehura. Janë administruar mbi 30 000 doza të kemioterapisë dhe mbi 15 000 senaca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.
Gazeta Enigma: A ka funksionuar kjo Klinikë gjatë pandemisë me COVID-19?
Kurtishi: Vlen të përmendet se Klinika e Onkolgjis ka punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19, me intenzitet të plotë, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer të kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta në mënyrë që sumndja të jetë sa më shumë në kontrollë.
Gazeta Enigma: A ka funksionuar nornmalisht klinika?
Kurtishi: Edhe pse u infektuan gati i gjithë stafi i Klinikës me COVID-19, trajtimi i të sëmurëve ka vazhduar normalishtë, pa u vrejtur mungesat e personelit, me angazhim shtesë të stafit i cili ishte i painfektuar. Meqense gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë ata e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla, gjë që ka qenë shumë inkurajuese si për stafin mjekësor ashtu edhe per vetë pacientët që trajtimi i sëmundjes bazë duhet të vazhdojë./Gazeta Enigma/
Vlenë të theksohet se kanceri është emër i përgjithshëm për grupin e 100 sëmundjeve. E përbashkët për këto sëmundje është se fillojnë me rritje të pakontrolluar të qelizave anormale, të cilat mund t’i sulmojnë indet dhe organet tjera.
Numri i rritur alarmant i pacientëve të diagnostikuar me kancer është indikacion për atë se sa është i rëndësishëm dhe i përhapur ky problem shëndetësor. Por, edhe pse dallohet sipas prejardhjes, kanceri është sëmundje që mund të shërohet nëse diagnostifikohet në kohë.