Kryetrajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, përmes një publikimi emocionues në rrjetin social “Facebook” e ka uruar bijën e tij Anilën me rastin e datës së lindjes, shkruan Gazeta “Enigma”.
Munishi i ka kërkuar të falur asaj për shkak që nuk arritën ta fitonin ndeshjen ndaj Dukagjinit (1-1).
Ai i kishte premtuar asaj që do ta fitonin ndeshjen për të, por të besuarit e tij u ndalën në Klinë, ani pse në minutat shtesë patën mundësi të realizonin nga pika e bardhë përmes Gerhard Prognit.
Për më tepër Munishi ka shkruar se është i mllefosur me mënyrën se si ka shkuar ndeshja, duke lënë shumë gjëra për të kuptuar.
Ndiqeni postimin e Munishit:
Ndryshe, skuadra e Gjilanit që drejtohet nga Munishi pas 12 xhirove ka tubuar 21 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare.
/Gazeta Enigma/