Murati: Asnjë qeveri s’ka bërë më shumë se ne për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave

Murati: Asnjë qeveri s’ka bërë më shumë se ne për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se rreth 4,100 familje kanë përfituar nga masa 1.8 Qeveria për Familjet, përmes së cilës mbështetet punësimi për familjet që s’kanë asnjë të punësuar.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se asnjë qeveri nuk ka bërë më shumë për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave.

“Lajmi tjetër i mirë është që 56% e të punësuarve janë gra, gjë që na ndihmon të përmbushim edhe një tjetër objektiv të programit tonë, atë të punësimit të grave”.

“Asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë kaq shumë sa Qeveria Kurti për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave. Qeveria për Familjet!”, ka thënë Murati.

Related Articles