Murati e quan lajm të pavërtetë se shpenzimet e karburantit për 2023 janë 31 milion euro

Murati e quan lajm të pavërtetë se shpenzimet e karburantit për 2023 janë 31 milion euro


Ministri Hekuran Murati mohoi sot raportimet e mediave se shpenzimet e karburantit për vitin 2023 tejkaluan shifrën prej 30 milion euro, shkruan Gazeta Enigma.

Ai tha se “Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro”, dhe për këtë sipas tij ekzistojnë dhe dëshmi.

“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, shtoi Murati.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë. Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.  Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”, theksoi ai. Ai tutje tha se “Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete”. / Gazeta Enigma.

Related Articles