Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve.
“Kryeministri e ka legjitimitetin e plotë për t’i hyrë ideve shumë të guximshme. Unë frikësohem se nuk e ka guximin ta bëjë këtë. E ka atë legjitimet që të propozojë të futet edhe në procese, por ai e ka refuzuar ri përcaktimin e kufijve, asociacionin”, u shpreh Murati.
Ai ka thënë se ideja e Vetvendosjës për bashkim me Shqipërinë është populiste kur nuk e tregojnë se si do të bëhet.
“Çdo ide është populiste kur nuk e tregon rrugën. Ajo do të vije pasi t’i zgjidhë proceset me Serbinë”, ka thënë Valon Murati, transmeton Reporteri.
Ai po ashtu ka thënë se ideja e ri përcaktimit të kufijve është e fuqive të mëdha dhe se Sllovenia vetëm është përdorur nga ta për ta matur opinionin.