Murati: Komunat përballen me borxhe të paligjshme mbi 100 milionë euro për kontrata kolektive të nënshkruara pa financim

Murati: Komunat përballen me borxhe të paligjshme mbi 100 milionë euro për kontrata kolektive të nënshkruara pa financim

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, ka shprehur shqetësim lidhur me pasojat financiare të kontratave kolektive të nënshkruara nga disa komuna, të cilat ai i ka cilësuar si të paligjshme dhe të nënshkruara pa financim të siguruar.

Sipas tij, deri në fund të shkurtit, janë regjistruar 23,118 lëndë përmbarimore kundër komunave për këto kontrata, me një vlerë totale prej 35.8 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, 25.6 milionë euro janë për borxhin ndaj përfituesve, ndërsa 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve.

Ai gjithashtu theksoi se dëmi buxhetor ka tejkaluar 100 milionë euro dhe shprehu shqetësim për mungesën e veprimeve nga ana e prokurorisë ndaj atyre që nënshkruan këto kontrata të paligjshme.

Një tjetër shqetësim i shprehur nga Murati është abuzimi i mundshëm i përmbaruesve me tarifat, ku në disa raste tarifa e përmbaruesit tejkalon vlerën e borxhit që përmbarohet.

Related Articles