Murati para seancës: Deputetët mund ta votojnë dikë që dirigjohet nga Radojçiqi ose Rashiqin

Murati para seancës: Deputetët mund ta votojnë dikë që dirigjohet nga Radojçiqi ose Rashiqin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u deklarua para seancës së sotme, raporton Gazeta Enigma.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.

“Para deputetëve janë dy opsione, të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se e kanë bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota e tyre është kundër.

“Prandaj i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është z. Rashiq. Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?”, ka pyetur ai.

Related Articles