Murati për faljen e gjobave: Nuk mund të mbahet shteti

Murati për faljen e gjobave: Nuk mund të mbahet shteti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka thirrur në interpelancë ministrin e  Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave për bizneset të prekura nga situata me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, thotë se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me MFTPT-në, dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo është e rregulluar me ligj.

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së. Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim…Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, tha Murati në fjalimin e tij në këtë seancë.

Madje ai tha se me faljen e këtyre borxheve nuk mund të mbahet shteti.

“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të  borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.

Related Articles