Murati pro dërgimit të FSK-së në Ukrainë, kritikon Kurtin për përfaqësimin në Bruksel

Murati pro dërgimit të FSK-së në Ukrainë, kritikon Kurtin për përfaqësimin në Bruksel

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklarur se nëse NATO kërkon që FSK-ja të shkojë për mision në Ukrainë atëherë Kosova duhet të jetë e gatshme.



Ai duke komentuar deklarimet e kreut të Qeverisë se janë të gatshëm që t’i përgjigjen çdo ftesë në rast të ndonjë konflikti në këtë pjesë, thotë se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, prandaj edhe duhet që të rreshtohemi krah aleatëve.

“Ne kemi partneritet me NATO dhe është normale që nëse NATO kërkon bashkëpunim dhe partneritet dhe kërkon që trupat e FSK-së të shkojnë të ndihmojnë ne duhet të jemi të gatshëm. Kështu që këtu nuk shoh diçka kontestuese. Sigurisht ne kemi interes të madh si Kosovë bëhemi pjesë e NATO. Çështja e raporteve me Ukrainën, Rusinë është një çështje që na tejkalon në dhe iu takon aleatëve tanë”, tha ai.

Murati e ka kritikuara Kurti për përfaqësimin me fusnotë në Bruksel duke shtuar se ai ka qenë ndër kundërshtuesit më të mëdhenjtë të fusnotës.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet duke refuzuar të gjitha proceset.

“Kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet duke refuzuar të gjitha proceset të cilat ka qenë Kosova dhe shpeshherë kritikat e tij kanë qenë edhe të drejta por ai asnjëherë nuk ka dhënë zgjidhje se cila është rruga dalëse. Të gjitha palët nuk po japin zgjidhje në gjendjen në të cilën gjendet Kosova. Ne do të jemi në presion të jashtëzakonshëm sa i përket dialogut, zbatimit të asociacionit dhe e keqja e kësaj është se cilën rrugë do ta marrim për t’i zgjidhur problemet me Serbinë dhe si do ti përgjigjemi aleatëve tanë, BE-së dhe ShBA-së. Janë çështje komplekse të cilat mund të na kushtojnë me një status-quo të gjatë që do të jetë dërmuese për Kosovën”, ka shtuar Murati.

“Zotëri Kurti ka qenë ndër kundërshtuesit më të mëdhenjtë të fusnotës. Ai edhe kur diçka ka refuzuar tash nuk e shpjegon se si do ta ndryshojë dhe vetëm sillet se po ndodh diçka e zakonshme. Normalisht nuk është e zakonshme dhe do të duhej të ketë një qëndrim dhe përgjigje dhe arsyetim se si do të hiqet fusnota. Edhe këta që po kritikojnë nuk janë të sinqertë sepse realisht shumica prej tyre e kanë sjellë fusnotën dhe nuk tregojnë se cilët do të duhej të ishin hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për ta heqë fusnotën”, tha ai.

Megjithatë, ai tha se prokuroria duhet t’i ndjekë personat të cilat i takojnë listës së zezë, në këtë rast për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

 “Një përpjekje të ShBA për ta luftuar korrupsionin botë dhe rajon. Institucionet tona duhet t’i bëjnë punët e veta. Duhet prokuroria ti kryejë punët e veta dhe t’i ndjekë personat të cilat i takojnë listës së zezë, por edhe ta zgjerojë këtë për të parë se deri ku mund të shkojë krimi”./Gazeta Enigma/

Related Articles