Ministri i kuletës së shtetit, Hekuran Murati, ka njoftuar se ky muaj në kuadër të zbatimit të Reformës së Skemës Sociale, do të jetë grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Murati ka bërë të ditur se kjo reformë mbështet edhe nga Banka Botërore.
“Ekipet tona po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet dhe janë duke bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike edhe nga afër, për t’u siguruar që ajo përkon me gjendjen e deklaruar në institucione. Kjo reformë, e mbështetur edhe nga Banka Botërore, parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, dhe njëkohësisht vendos mekanizmin që mbështet anëtarët e familjes të aftë për punë që të aktivizohen në tregun e punës”, ka shkruar Murati në facebook.
Sipas tij synim është që secilës familje t’i ofrohet një vend pune, dhe familja të bëhet e vetëqëndrueshme financiarisht.
“Paralelisht me punën për këtë reformë, përmes masave të shumta mbështetëse gjatë tri viteve të shkuara, kemi ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, dhe kjo ka rezultuar edhe në zvogëlim të numrit të familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale. Vetëm nga masa Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar, shumica e të cilëve vijnë nga familje që kanë qenë përfitues të ndihmës sociale. Ndikimi mund të shihet edhe në grafikonin më poshtë, që paraqet numrin e famuljeve përfituese nga Skema e Asistencës Sociale”, ka shkruar Murati. /Gazeta Enigma/