Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe këtë të mërkurë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancë, dëshminë e tij do ta vazhdojë ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku.
Maloku, i cili është dëshmitari i 124-të i Prokurorisë, ka deklaruar dje se kthimi i tij nga Sllovenia në Kosovë kishte për qëllim aftësimin, këshillimin dhe komandimin e ushtarëve të UÇK-së. /Gazeta Enigma/