Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, të shtunën ku kanë vdekur tre persona. Të njëjtën natë u vra një person në Komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident.
Ndërkohë Policia e ka konfirmuar vetëm vrasjen në Gjilan por jo edhe aksidentin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani ka theksuar se viktima kishte marrë 7 plagë.
” “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.
E sipas tij një person tashmë është arrestuar si i dyshuar.
“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë tutje ai.