Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër.
Sinjali mëson se viktimat ishin këmbësorë të cilët dyshohet se janë goditur nga vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë detaje.
Kujtojmë që nata e sotme ishte e kobshme për vendin tonë, pasi vetëm pak më parë Sinjali raportoi edhe për dy aksidente tjera tragjike, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë lënduar dy të tjerë.