Ndalohet edhe një person tjetër në rastin “Brezovica”

Ndalohet edhe një person tjetër në rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ndaluar të dyshuarin R.M., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në bazë të njoftimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë rreth 700 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

“Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot, është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Related Articles