“Nder i jetës që takova ushtarët e UÇK-së në luftë”

“Nder i jetës që takova ushtarët e UÇK-së në luftë”

Vlora Çitaku e ka quajtur nder të jetës takimin e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Pikërisht kjo e bën të ndiejë frustrim kur lexon aktakuzën e Prokurorisë Speciale. “Unë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam pasur nderin e jetës që t’i takoj në male, dhe kur kam punuar me gazetarë të huaj, e me misionin verifikues të OSBE-së”, ka thënë Çitaku në Jehonën Politike.

“Duke qenë dikush që ka qenë aty vetë, dhe e ka pa me sytë e vet luftën, nuk mund ta imagjinosh sa frustruese është kur e lexon aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Ata djem e ato vajza atëherë, krejt çka kanë pasë, ka qenë një zemër e madhe, edhe një guxim i pashoq për të ëndërru lirinë”.

Related Articles