Para pak çastesh u raportua se një banesë në Gjilan është përfshirë nga zjarri, njofton Gazeta Enigma.
Si pasoj e kësaj nga Policia brenda banesës është gjetur një person pa shenja jete.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani deklaroi se me tu njoftuar njësitet e zjarrfiksëve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se nga hetuesit njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete.
“Nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym. Jane angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vendë të ngajrjes. Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie. Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjç . Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML. Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë Hashani.