Një nga tifozët më të vjetër të SC Gjilanit, Nehat Bahtijari, ka ndërruar jetë.
Njoftimin per vdekjen e tij e ka bërë grupi i tifozëve “Skifterat” përmes rrjeteve sociale.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin se u nda jeta një nga tifozët më të vjetër të klubit tonë! Gjilanit e shkallëve të stadiumit do ti mungoj përherë një tjetër futboll dashes unik, i cili rrallëherë kujtohemi të mos e kemi pa në mesin tonë për të shijuar bashkërisht ndeshjet dhe atmosferën!
Ngushëllimet tona të sinqerta për familjen, shoqërinë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin! Zoti na bashkoftë në xhenet” thuhet në njoftimin e tifogrupit “Skifterat”.