Me dy ndeshje interesante, sot mbyllet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi, Gjilani – Prishtina, pritet të nis në ora 15:00 derisa po në të njejtën kohë do të luaj edhe Feronikeli dhe Malisheva.
Për derbin e kësaj jave FFK-ja gjyqtar kryesor e ka caktuar Dardan Çakën, teksa anësorët do të jenë Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi.
Ndërkaq, Feronikeli 74 do ta pret në Drenas, Malishevën, në ndeshjen ku gjyqtari kryesor është Mervan Bejtullahu, ndërsa dy anësorët do të jenë Granit Hyseni e Kastriot Peci. /Gazeta Enigma