Ndeshjet e sotme të Superligës, kompania e madhe e basteve publikon kuota interesante

Ndeshjet e sotme të Superligës, kompania e madhe e basteve publikon kuota interesante

Elita e futbollit kosovar vjen sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së pestë.

Në Suharekë përballen Ballkani e Llapi dy skuadra këto me rivalitet shumë të madh, andaj në fushë pritet një  luftë e ashpër ku vetëm fitorja kënaq.

Llapi nuk e ka nisur mirë garën dhe nuk guxon të dështojë, derisa Ballkani me fitore e synon pozitën e parë dhe kjo është arsyeja të kemi një garë të madhe në fushë

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Malishevë, ku Malisheva e pret Feronikelin dy ekipe këto që po tregojnë formë shumë të mirë.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat e basteve për ndeshjet e sotme.

Ballkani konsiderohet favorit absolut ndaj Llapit me kuotë 1.28, barazimi me 4.75, kurse fitorja e llapjanëve me 8.00.

Kurse, Malisheva është favorit ndaj Feronikelit me kuotë prej 2.25, barazimi me 3.40, kurse fitorja e “Niklit” me 2.62.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 16:00 ndërsa takimet tjera zhvillohen nesër.

Related Articles