Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e që bëhet fjalë për ndriçimin smart.
Brovina e quan këtë si keqpërdorim të radhës dhe dëm për buxhetin e Prishtinës.
“Analizat tona tregojnë për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodhë me tenderin që planifikon të hapet nga komuna e Prishtinës. Pra është një vazhdimësi e proceseve dhe aktiviteteve të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve në vazhdim, të parasë publike që ka ndodhur dhe po ndodh nga komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”, tha Brovina.
“Pra kemi të bëjmë me një kontratë për prokurim nga komuna e Prishtinës. Emërimi i këtij njoftimi për kontratën është programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë për ulje të shpenzimeve financiare, ose thjesht me ndriçim smart. Vlera e këtij është 10 milionë euro dhe është kornizë-kontratë me kohëzgjatje prej tri viteve”.
“Ne mendojmë se ky shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, pra e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender”.
“Nga analizat mendojmë se ky tender shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës”.