Gëzim Mekuli, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga statuti i veteranit të luftës, raporton Gazeta Enigma.
Mekuli e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai tha se ky vendim ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të fundit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
“Ky vendim, sa i rëndë e aq edhe i dhimbshëm, vjen si rezultat i vendimeve, sjelljeve dhe deklaratave të pamatura, jodemokratike, të dëmshme, shtetshkatërruese e të dyshimta të Organizatës së Veteraneve të UÇK-së”, tha ai.
Sipas tij, kjo organizatë ka marrë anim politik, ku sipas tij, nuk duhej të ndodhte.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se do të mbështesë protestën e ditës së shtunë të organizuar nga shoqëria civile kundër Qeverisë së Kosovës.